Me bilancin e të vdekurve që u ngjit në 93, zjarret masive në Hawaii janë kthyer në më fatalet në historinë e Shteteve të Bashkuara në më shumë se një shekull.
Shumë organizata, por edhe individë po ofrojnë ndihmë për qytetarët që kanë humbur gjithçka përveçse jetët e tyre.
Ushtria amerikane po koordinon përpjekjet humanitare në të gjitha zonat e prekura nga flakët. Shumë hauajanë po jetojnë në kampe të improvizuara. Ndërkohë, disa qindra të tjerë konsiderohen të humbur, me njerëzit që dëshpërimisht po kërkojnë familjarët dhe miqtë e tyre.
Ndërkohë, guvernatori i ishujve Hauai, Josh Green ka bërë thirrje që koha të shfrytëzohet për të ndihmuar njerëzit, për të rindërtuar shtëpitë dhe për t’u dhënë mundësi agjencive ligjzbatuese të hetojnë.
“Në kohën e duhur do të mund të zbulojmë nëse mund t’i kishim mbrojtur më mirë njerëzit. Prandaj po rishikojmë gjithçka dhe duam ta bëjmë këtë në mënyrën më transparente. Por gjërat ishin të komplikuara nga fakti se zjarret në këtë ishull të bukur ishin të shumëfishta”, theksoi Josh Green, guvernator i ishujve Hawaii.
Dëmet materiale llogariten mbi 6 miliardë dollarë dhe ky është vetëm një vlerësim paraprak.
Mos e lini shtëpinë, biznesin dhe çdo pasuri tuajën në mëshirën e fuqive të natyrës!
Sigurohuni dhe mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.
Siguroni apartamentin, shtëpinë private, vilën apo automjetin tuaj online, vetëm me një klik në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari çdo siguracion që ju nevojitet.