Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian u rritën me 4.3% në qershor, duke arritur nivelin më të lartë që nga korriku 2019, falë tregjeve kryesore Italia, Gjermania dhe Spanja, ndërsa regjistrimet e makinave elektrike me bateri u tkurrën lehtë, sipas të dhënave të Entit Europian të Industrisë Automobilistike të enjten, raporton “Reuters“.
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave deklaroi se regjistrimet e makinave elektrike me bateri u rritën në Belgjikë dhe Itali, përkatësisht me 50.4% dhe 117.4% por nuk mundën ta kompensojnë rënien dyshifrore të regjistruar në Gjermani, Holandë dhe Francë.
Pse është e rëndësishme
Prodhuesit kryesorë europianë të makinave po vënë bast mbi rimëkëmbjen e shitjeve të makinave gjatë vitit, pavarësisht dobësimit të kërkesës për makina elektrike (EV), pas disa viteve në rritje të fortë dhe paralajmërimit se tregu global do të jetë i vështirë.
Shifrat
Shitjet e makinave elektrike me bateri dhe plug-in ranë në qershor përkatësisht me 1% dhe 19.9% me bazë vjetore në BE, ndërsa ato të makinave hibride-elektrike u rritën me 26.4%, sipas të dhënave të ACEA.
Në gjashtë muajt e parë të vitit, shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 1.3%.
Makinat elektrike (tërësisht elektrike, hibride plug-in ose tërësisht hibride) të shitura në BE përfaqësojnë 50% të të gjithë regjistrimeve të makinave të reja në qershor, krahasuar me 47.5% të vitit të mëparshëm.
Regjistrimet e tri shtëpive automobilistike më të mëdha europiane Volkswagen, Stellantis dhe Renault u rritën me përkatësisht me 4.7%, 0.4% dhe 6.2% në qershor.
Gjermania, tregu më i madh i makinave elektrike në BE, në dhjetor u dha fund subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike si pjesë e një marrëveshjeje të bilancit 2024 të minutës së fundit.