Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell disa shifra interesante:
– 116,170 mjete janë në pronësi ose bashkëpronësi të femrave;
– 299,513 femra me një Leje Drejtimi aktive, 25 % më shumë se viti 2021;
– 523 femra zotërojnë Leje Drejtimi të kategorisë C, C1, D, D1;
Qyteti që mban rekordin për femra shofere është Tirana me 209,041 shofere, pasuar nga Durrësi me 65,457 shofere dhe Elbasani me 52,606 shofere.