14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifra të frikshme/ Ja sa mund të jenë humbjet e siguruara nga...

Shifra të frikshme/ Ja sa mund të jenë humbjet e siguruara nga huragani “Milton”

Teksa huragani “Milton” vazhdon të godasë shtetin e Floridas në SHBA, ekspertët e “S&P” kanë bërë një parashikim mbi dëmet financiare që do të pasojnë atë.

 

Sipas raportit të “S&P”, “ka të ngjarë të rrisë ndjeshëm pagesat e dëmeve të risiguruesve globalë në gjysmën e dytë të vitit 2024″.

 

“Duke pasur parasysh shkallën e mundshme të Miltonit, ne presim që kjo pjesë e tregut t’i afrohet mesatares afatgjatë prej rreth 20% me humbjet e siguruara që mund të jenë më pak se 50 miliardë dollarë”.

 

Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në oqeanin Atlantik që mbërrin në bregun perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetët e banorëve dhe me përmbytje të gjerë të zonave të ulëta.

 

Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur i shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.

 

Pse është kaq i fuqishëm Milton?

 

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.

 

Pesë uraganët më të fuqishëm të Atlantikut

 

Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935, si dhe Rita në vitin 2005.

 

Ndryshimet klimatike dhe Sigurimet

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikimin e zjarreve dhe motit të rëndë, shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi ere etj.

 

Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.

Prandaj, në Shqipëri, një mes vendeve më të rrezikuar nga katastrofat natyrore, është apeluar tek qytetarët që ti shohin sigurimet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompanitë e sigurimit.

 

LEXO EDHEOKB: “El Nino” vazhdon të ndikojë në klimën globale/ Sa e rrezikuar është Shqipëria dhe ç’duhet bërë

 

Madje, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.

Pra, çdo individ apo biznes, tashmë mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.

 

LEXO EDHE: Nëse Vlora do të ishte e siguruar/ Ponari: Përgjegjësia, mbi kompaninë e sigurimeve. Dëmshpërblimi i menjëhershëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat