Shqipëria pritet të jetë sot në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 24°C, në zonat e ulëta 12 deri 29°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 27°C