“Viti 2024 ka gjithnjë e më shumë gjasa që të jetë viti më i nxehtë që është regjistruar në histori”.
Kjo është deklarata e fortë e shërbimit europian për ndryshimet klimatike, Copernicus, i cili bën me dije se në 12 muajt e fundit temperatura mesatare globale është rritur 0,76 gradë mbi mesataren me periudhën 1991-2020 dhe 1,64 gradë mbi mesataren krahasuar me atë para-industriale 1850-1900.
Diferenca mesatare për muajt e mbetur të këtij viti do të duhet të bjerë me të paktën 0,23 gradë që 2024 të mos jetë më i nxehtë se paraardhësi, por ka shumë pak gjasa.
Korriku i këtij viti ishte edhe muaji më i nxehtë në histori, por edhe muaji i dytë më i nxehtë në nivel global me një temperaturë mesatare të ajrit prej 16,91 gradë Celsius, rreth 0,68 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 1991-2020 për korrikun dhe vetëm 0,04 gradë Celsius më pak se maksimumi i mëparshëm i regjistruar në 2023.
Edhe pse e pazakontë, një grup i ngjashëm i rekordeve mujore të temperaturës globale ka ndodhur më parë në 2015/2016 gjatë El Niño. Edhe pse korriku 2024 nuk ishte mesatarisht aq i ngrohtë sa korriku 2023, Toka përjetoi dy ditët e saj më të ngrohta: temperatura mesatare ditore globale arriti në 17.16 gradë më 22 dhe 23 korrik.
Duke pasur parasysh ndryshimin e vogël, nënvizon Copernicus, “nuk mund të themi me siguri absolute se cila nga dy ditët ishte më e ngrohta”. Korriku i kaluar ishte 1,48 gradë mbi mesataren e përllogaritur të korrikut për 1850-1900, periudha e referuar para-industriale, duke shënuar fundin e një brezi prej 12 muajsh radhazi në ose mbi 1,5 gradë Celsius.
LEXO EDHE: I nxehti afrikan arrin kulmin në fundjavë, sa pritet të regjistrojë termometri