11.5 C
Tirana
Thursday, December 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiShëndeti si pasuri dhe KARTA GOLD në SIGAL Insurance Group

Shëndeti si pasuri dhe KARTA GOLD në SIGAL Insurance Group

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi dhe për ta mbrojtur atë siç duhet, Karta GOLD e Shëndetit është zgjedhja ideale për këdo që kërkon siguri, cilësi dhe kujdes të vazhdueshëm.

Ajo ofron mbulim të plotë shëndetësor në të gjithë Europën, me kufij të lartë sigurimi dhe akses në shërbime mjekësore të avancuara, duke ju mbrojtur nga çdo e papritur, në çdo moment.

Karta GOLD garanton mbulim deri në 300,000 euro për çdo ngjarje shtrimi në spital, ndërsa limiti maksimal vjetor arrin deri në 500 mijë euro, duke ofruar qetësi financiare edhe në situatat më të vështira shëndetësore. Për një shëndet GOLD, si pasuria më e madhe që kemi, ia vlen karta e sigurimit GOLD në SIGAL.

Kujdes parandalues deri në 2 mijë euro shërbime, sëmundje ambulatore, shtatëzani me përfitime pagesa cash, shtrime spitalore e deri edhe sëmundje kritike, si edhe teleshëndet dhe Opinion të dytë Mjekësor me shpenzime deri në 2 mijë euro.

Një tjetër përfitim është edhe mbulimi për aksidentet personale.

Shoqërohet me dy paketa të tjera 

Karta GOLD mund të kombinohet me sigurimin e jetës për personat mbi 22 vjeç, me një shumë të siguruar prej 5,000,000 lekësh, që mbulon humbjen natyrale ose aksidentale të jetës, si edhe invaliditetin e përhershëm total si pasojë e një aksidenti. Ky kombinim garanton mbrojtje financiare për familjen në çdo rrethanë.

Nëpërmjet shoqërimit me paketën Life Plus Care, ofrohet mbulim i veçantë për sëmundje kritike si kanceri malinj dhe tumori beninj i trurit, me përfitim deri në 50,000 euro, pa kufizime zone mbulimi. Kjo paketë mbulon jo vetëm shpenzimet e trajtimit, por edhe akomodimin dhe udhëtimin për pacientin dhe një shoqërues, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare dhe logjistike.

Çmimet për individë dhe familje

E gjithë kjo paketë e plotë mbrojtjeje ofrohet për vetëm 300 euro në muaj, e kombinuar me sigurim jete dhe Life Plus Care, ose për vetëm 287 euro në muaj pa këto kombinime. Karta GOLD e Shëndetit është më shumë se një sigurim – është një investim i mençur në shëndetin, jetën dhe qetësinë tuaj mendore.

Ndërsa, për një familje me 4 individë, do të kushtonte vetëm 869 euro në muaj

GOLD, sepse shëndeti është pasuria më e madhe që kemi e në rast mundësish, për sigurimin financiar të çdo të papriture ndaj tij, nuk duhet kursyer.

Në SIGAL Insurance Group në çdo kohë specialistët e marrjes së sigurimit në shëndet do të ju këshillonin kombinimet më përfituese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat