Me Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL, jeni të mbrojtur ndaj çdo situate të papritur shëndetësore gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Në rast nevoje, shpenzimet mjekësore emergjente mbulohen dhe ju përfitoni rimbursim të shpejtë e të sigurt.
Dokumentet që duhen për rimbursim:
-
Faturat origjinale të fiskalizuara, me firmë dhe vulë.
-
Vërtetim i pagesave me dokumente origjinale.
-
Raporti i mjekut të urgjencës, me kopje të ekzaminimeve, analizave dhe terapisë.
-
Fleta e pranimit/daljes nga spitali.
-
Kopje e pasaportës me vulat e hyrjes dhe daljes nga vendi.
Dokumentacioni i plotë është i domosdosshëm sepse ai garanton një proces rimbursimi të shpejtë, të qartë dhe transparent.
Çdo dokument i dorëzuar është siguri që pagesa të kryhet pa vonesa dhe pa komplikime.