8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndeti i besohet SIGAL-it, rritet numri i klientëve të dëmshpërblyer

Shëndeti i besohet SIGAL-it, rritet numri i klientëve të dëmshpërblyer

Të qënurit i shëndetshëm është një element thelbësor për lumturinë dhe mirëqënien e njeriut.

Kohët e fundit secili nga ne ka arritur të kuptoj se sa i rëndësishëm është shëndeti, kujdesi për veten dhe të tjerët.

Shpeshherë duke u fokusuar në dinamikën e jetës, në shkollim apo në punë harrojmë se sa e rëndësishme është të kemi kujdes për veten dhe shëndetin personal.

Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve janar-prill 2022, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit arritën në rreth 417 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.1% në krahasim me periudhën janar-prill 2021.

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ruajë pozicionin e lidershipit në treg, si për market-share ashtu edhe në dëmet e paguara.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL ka një rritje me rreth 4% sa i përket dëmeve të paguara te klientët e saj.

LEXO EDHE: Sigurimi i shëndetit për punonjësit, çelësi i suksesit për biznesin tuaj

SIGAL UNIQA është krenare që përmes produkteve në sigurimin privat të shëndetit ka mundur të ndihmojë mijëra qytetarë, të cilët falë besimit në kompaninë në fjalë kanë mundur të fitojnë beteja të vështira shëndetësore.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat