16.5 C
Tirana
Tuesday, November 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShembet masivi i dheut dhe bllokohet rruga, a mund të ketë sigurim...

Shembet masivi i dheut dhe bllokohet rruga, a mund të ketë sigurim për rrugët?

Në shumë zona të vendit po ndodhin shembje rrugësh, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të trasesë. Në çdo aks vërehen situata që po sjellin kosto të mëdha për shtetin dhe për përdoruesit e rrugës.

Ndaj lind pyetja e natyrshme: A mund të sigurohen rrugët? A ekziston sigurimi i përgjegjësisë rrugore?

Përgjigjja varion. Në Botë pothuajse gjithmonë, në Shqipëri, pas marrjes në dorëzim nga autoriteti përgjegjës, kjo nuk ndodh.

Këtu përjashtohen rrugët e mara me koncesion, ku marrja në sigurim është trajtuar si detyrim kontratual.

Përgjigjja profesionale është e qartë:

Rruga, si aset, si pronë publike, mund të sigurohet.

Ekziston sigurimi i përgjegjësisë së rrugës.

Në të gjithë botën e zhvilluar, rrugët sigurohen si objekt ndërtimi dhe si aset publik gjatë operimit, duke mbuluar dëmtimet materiale dhe përgjegjësinë ndaj të tretëve.

Por Shqipëria nuk e bën gjithmonë këtë. Ose më saktë: e bën vetëm kur rruga po ndërtohet, sigurimi i njohur si CAR (Construction all risks).

Pas ndërtimit mund të ndodhë që rruga të bllokohet, të pësojë shembje dhe kjo i shkakton plagë të vazhdueshme buxhetit të shtetit.

Pse në Shqipëri nuk është e mundur?

1. Standardet e ndërtimit

Shumë rrugë nuk plotësojnë standardet teknike që kërkon një kompani sigurimi për ta marrë në mbrojtje si aset gjatë operimit. Kostot e marrjes në sigurim, për shkak të standardeve të ulëta, janë të larta.

2. Problemet teknike dhe mungesat buxhetore

Institucionet arsyetojnë se kostot janë të larta dhe fondet të kufizuara, por një arsye tjetër është më e vërtetë

3. Menaxhimi i risqeve 

Shqipëria vuan nga një kulturë e ulët sigurimi dhe nga një qasje jo e zgjuar në menaxhimin e aseteve publike. Autoriteti rrugor nuk siguron asgjë gjatë operimit të rrugës. Ndryshe nga shumë vende, ku rruga pasi përfundon është e siguruar si çdo pasuri publike.

Ndërkohë, rrugët që jepen me koncesion sigurohen rregullisht, sepse kërkohet me kontratë.

Një aks shumë i njohur dhe një investim shumë milionësh, Qukës – Qafë Plloçë, pas përurimit dherat dhe një masiv shkëmbor përanash aksit u shembën dhe tani vepra është e papërdorshme, e bllokuar.

Me shumë mundësi autoritetet do ta rikthejnë në punë përmes kostove shtesë që do të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit.

Si mund të shmangej me sa më pak shpenzime? 

Përmes sigurimit. Rruga është pronë. Si aset publik, edhe rreziku nga rrëshqitja e dherave do të ishte i sigurueshëm.

Me të ndodhur dëmi, pa qenë nevoja për shpenzime shtesë nga buxheti i shtetit, kompania siguruese mund ta zhdëmtonte vlerën e nevojshme për rikthim në normalitet të veprës.

Po ashtu, siguruesi do ta monitoronte me kujdes duke evidentuar pikat e dobëta me risk më të lartë për veprën, duke i përcjellë edhe rekomandime përkatëse për ndërhyrje mirëmbajtëse.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat