Investitorët po largohen nga dollari dhe po orientohen drejt aseteve të sigurta si ari.
Këtë të martë investitorët globalë kërkuan sërish strehë të sigurt në rezervat e arit.
Si pasojë, çmimi arriti një rekord prej 3,500 dollarë për ons.
Kjo rritje vjen pas deklaratave të ashpra të Presidentit Tramp ndaj kryetarit të Rezervës Federale.
Rritja vjen po ashtu pas një dite të vështirë për Wall Street-in.
Aksionet ranë. Bonot u shitën dhe dollari humbi sërish vlerë kundrejt shumicës së valutave kryesore.
Ari, tradicionalisht i pare si pasuri e sigurt në kohë pasigurie, është rritur mbi 30%, që nga fillimi i vitit.
Analistët e RBC Capital Markets theksuan se reputacioni i arit si strehë e sigurt investimesh po shkëlqen.
Klima aktuale e pasigurisë për pavarësinë e Fed-it e ka nxitur edhe më tej.
Tregjet në Europë dhe Azi shënuan po ashtu rënie.
Dollari pati një tjetër ditë të turbullt dhe interesat e bonove 10-vjeçare amerikane u rritën lehtë në 4.41%