31.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA: Më shumë transparencë ndaj pronarëve të banesave nga siguruesit që përdorin...

SHBA: Më shumë transparencë ndaj pronarëve të banesave nga siguruesit që përdorin dronë

Komisioni i Sigurimeve në Senatin e Kalifornisë miratoi një projektligj që synon të mbrojë më mirë pronarët e banesave nga anulimet e papritura të policave të sigurimit, të bazuara në imazhe të marra nga dronë apo satelitë.

Sipas projektligjit, kompanitë e sigurimeve do të duhet të njoftojnë klientët nëse pronat e tyre do të fotografohen nga ajri dhe të sigurojnë kopje të këtyre imazheve brenda 30 ditëve, nëse kërkohen.

Gjithashtu, do të ndalohet përdorimi i imazheve më të vjetra se 180 ditë për vendimmarrje mbi sigurimin.

Autorja e ligjit, Asamblesistja Lisa Calderon nga Los Anxhelosi, tha se shumë pronarë janë befasuar nga ndërprerja e sigurimeve për shkak të pamjeve të pasakta ose të vjetra.

Projektligji u mbështet nga Zëvendës-Komisionerja e Sigurimeve, Josephine Figueroa, e cila tha se përdorimi i këtyre imazheve ka ngritur shqetësime serioze për saktësinë dhe mungesën e transparencës në vendimet e kompanive.

Ligji u jep gjithashtu pronarëve të drejtën të kërkojnë një inspektim fizik për të kundërshtuar çdo pretendim që mbështetet te imazhet ajrore.

Megjithatë, projektligji nuk kërkon njoftim paraprak për inspektimet dhe nuk ofron mundësi për të refuzuar filmimin.

Industria e sigurimeve është shprehur kundër projektligjit, duke argumentuar se përdorimi i dronëve ul kostot e inspektimeve dhe ndihmon në mbajtjen e çmimeve të sigurimeve më të përballueshme.

Në anën tjetër, aktivistët e privatësisë kanë kritikuar projektligjin si të mangët, duke paralajmëruar se kompanitë mund të shesin imazhet e mbledhura dhe se nuk ka kufizime për kohën e ruajtjes apo përdorimin e tyre për qëllime të tjera.

Ligjvënësit janë zotuar se do të punojnë për përmirësimin e përmbajtjes përpara se projektligji të kalojë në Komisionin e Drejtësisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat