15.5 C
Tirana
Saturday, April 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA, humbjet nga zjarret në Los Angeles "përpinë" 39% të buxhetit vjetor...

SHBA, humbjet nga zjarret në Los Angeles “përpinë” 39% të buxhetit vjetor të sigurimeve për katastrofa 

Në një raport mbi katër siguruesit më të mëdhenj të Evropës – Munich Re, Swiss Re, Hannover Re dhe SCOR – Moody’s Ratings njoftoi se humbjet nga zjarret në Los Angeles kanë përthithur 39% të buxhetit të përbashkët vjetor të 4 kompanive për katastrofa. 

“Kjo do ta bëjë më të vështirë për këto kompani të mbeten brenda buxhetit të tyre për vitin 2025, pasi kërkesat për katastrofa zakonisht nuk arrijnë kulmin deri sa sezoni i uraganeve në SHBA të fillojë në tremujorin e tretë të vitit”, thuhet në raport.

Humbjet e zjarreve në Los Angeles arrijnë nga 30 miliardë dollarë deri në 50 miliardë dollarë si vlerë pasurie, i përafrohen dëmeve të vetëm një uragani të madh. Kjo e dhënë do të ndikojë në buxhetin vjetor të kërkesave për katastrofa të siguruesve ndaj risiguruesve, shkruante Moody’s në këtë raport. Raporti titullohet “Reinsurers’ earnings prospects favorable after record 2024 results”, i publikuar më 1 prill.

Moody’s theksoi se perspektivat e fitimit për katër risiguruesi mbeten gjithsesi të forta, përkundër kërkesave të mëdha për zjarret, falë kërkesës vazhdimisht të fortë për sigurime të pasurive.

Tre nga katër siguruesit rinzikuese – Hannover Re, Munich Re dhe Swiss Re – kanë rritur objektivat e tyre të të ardhurave neto me më shumë se 20%, tha Moody’s.

Megjithatë, baza financiare e risiguruesve globalë mbetet e fortë – duke raportuar rezultate të shkëlqyera në vitet 2023 dhe 2024, të cilat ndihmuan në rritjen e kapitalit të sigurimeve tradicionale të risigurimit në një nivel rekord prej 655 miliardë dollarë. Kapitali i përgjithshëm  u rrit me 5.3%, duke shkuar në 769 miliardë dollarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat