11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSfidat me Çekinë dhe Bullgarinë, Sylvinho shpall listën e Kombëtares

Sfidat me Çekinë dhe Bullgarinë, Sylvinho shpall listën e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do rikthehet në aksion në muajin tetor, pasi ka në program ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” ndaj Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë.

Ditën e sotme trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë në shtator.

Rikthehet me Kombëtaren sulmuesi Armando Broja, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi edhe ka luajtur me Celsin në Premier Ligë.

Këtë herë do të mungojë Odise Roshi, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë konfirmuar nga ana e trajnerit brazilian të Kombëtares.

Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45. Ndërsa më 17 tetor, ora 18:00, është miqësorja me Bullgarinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat