Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz. Devijimi do të nisë nga data 19 maj, përgjatë orarit 06:00-20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror.
“Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë.
Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror. Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës”, njofton ARRSH.