Shtimi i numrit të automjeteve për shkak të fluksit të turistëve ka sjellë edhe rritje të numrit të ngjarjeve aksidentale në rrugë.
Sipas Institutit të Statistikave, muajin që lamë pas në Shqipëri janë regjistruar 101 aksidente rrugore nga 98 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se traumat nga aksidentet me motora dhe biçikleta, si dhe atyre nga këmbësorët janë pothuajse të njëjta me ato me makina.
“Aksidente me makinë janë rreth 935. Me motor 345, këmbësorë 125, biçikletë 182 dhe mjete të rënda që janë 17. Që i bie 9-10 në ditë. Me muaj i bieJanari 8, shkurti 8, Marsi 8, në Maj 10, 11 në Qershor dhe 14 në ditë në Korrik”, tha ai.
Edhe pse ka një rritje të numrit të ngjarjeve aksidentale rezulton se ka një ulje të personave të lënduar apo me pasoja me jetën.