Java e parë e Nëntorit ka sjellë motin tipik vjeshtak pas ditëve me diell gjatë Tetorit.
Reshjet e shiut, karakteristike për stinën kanë qenë të pranishme sidomos gjatë fundjavës ku skaji i stuhisë Ciaran preku edhe Shqipërinë duke shkaktuar një mot të paqëndrueshëm.
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave shprehet se e mërkura e 8 nëntorit rikthen reshjet në vend.
“Ditën e mërkurë (nesër) presim të kemi rikthimin e reshjeve të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht shkojnë deri intensive, kryesisht në qarqet e veriut. Të mërkurën rikthehen reshjet. Nuk kemi një stuhi tjetër gjatë këtyre ditëve. Të enjten presim qetësim të këtyre reshjeve dhe rikthehen ditën e premte dhe të shtunë”.
Pamjet satelitore: