11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet e zemrës/ Raporti: 80% e rasteve të parandalueshme, vdekshmëria vjetore në...

Sëmundjet e zemrës/ Raporti: 80% e rasteve të parandalueshme, vdekshmëria vjetore në 2030 mund të arrijë 24 milionë

Parandalimi për sëmundjet kardivaskulare nuk po ecën me nivelet e duhura, ndërkohë që në botë 20 milionë njerëz në vit humbin jetën nga to.

E ndërkohë që problemet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve, rreth 80% e rasteve janë të parandalueshme.

Faktorët kryesore janë hipertensioni, kolesteroli i lartë, regjimi ushqimor jokorrekt, ndotja atmosferike dhe të gjithë janë të modifikueshëm e mund të reduktojnë mortalitetin.

Sipas një raporti që vlerëson statikstikat nga 1990-2022 dhe impaktin e riskut ndër këto vite, rezulton se ka një rritje të ndjeshme, pasi në vitin 90 ishin 12 milionë humbje jetë, kundër 20 milionë që janë sot.

Infarkti është shkaku kryesor, ndjekur nga hemoragjia cerebrale dhe iktus ishemik.

Në raport parashikohet që në 2030 kjo shifër të arrijë në 24 milionë, me një mesatare prej 66 mjë personash në ditë.

Për këtë, është mjaft e rëndësishme të incentivohen aktivitetet e parandalimit në mënyrë të thellë dhe ku të përfshihen të gjithë aktorët e mundshëm.

LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, “shoqëruesi” i shumicës së shqiptarëve në udhëtimet jashtë Shqipërisë

Sëmundjet e rënda, siç janë edhe ato kardiovaskulare, po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare ndërsa mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

LEXO EDHE: 13 mijë vdekje në vit nga sëmundjet e zemrës/ Pse duhet të kemi një sigurim privat shëndeti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat