11.5 C
Tirana
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve: Shqetësues niveli i ulët i...

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve: Shqetësues niveli i ulët i penetrimit të sigurimeve

Shqipëria mbetet një nga vendet e fundit në rajon për penetrimin e sigurimeve, sidomos të sigurimeve vullnetare të pronës.

Në raport me GDP e vendit, ajo që shqiptarët paguajnë për sigurimin e tyre financiare është e papërfillshme, çfarë i rendit ata në fund të kontinentit.

Siç thekson znj. Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Sigurimeve, tërmeti i vitit 2019 tregoi se vetëm 3–4% e banesave ishin të siguruara, dhe shumica e tyre jo si një zgjedhje e vetëdijshme, por për shkak të detyrimeve bankare.

Kjo tregon mungesën e një kulture të fortë sigurimi, ku pronësia nuk shihet ende si një vendim i domosdoshëm për mbrojtjen e familjes dhe stabilitetin financiar.

Ndërgjegjësimi për rëndësinë e sigurimit të banesës mbetet një hap kyç drejt mbrojtjes së pasurisë dhe sigurisë së familjeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat