14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSeeNews: Janar-gusht, tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 6.64%, dëmet...

SeeNews: Janar-gusht, tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 6.64%, dëmet e paguara u rritën me 29%.

Në periudhën janar-gusht 2024, sektori i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 6.64% në terma vjetorë në 16.3 miliardë lekë (165.5 milionë euro), shkruan SeeNews.

 

Segmenti i sigurimeve të jo-jetës u rrit me 6.49% duke arritur në 15 miliardë lekë prime të shkruara në 8 muajt e parë, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

 

Në të njëjtën kohë, segmenti i sigurimeve të jetës ka shënuar një rritje prej 9% duke arritur në 1.3 miliardë lekë prime të shkruara.

 

Totali i dëmeve të paguara të tetë siguruesve, që operojnë në Shqipëri, u rrit me 29% duke arritur në 5.6 miliardë lekë.

 

LEXO EDHE: Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat