13.5 C
Tirana
Friday, May 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSEE NEWS: SIGAL lider në 4-mujorin e parë të vitit

SEE NEWS: SIGAL lider në 4-mujorin e parë të vitit

Para pak çastesh SEE NEWS publikoi një përpunim të dhënash për tregun e sigurimeve në vend sa i takon 4-mujorit të parë të vitit 2025.

Sipas këtij artikulli, primet e shkruara bruto të siguruesve shqiptarë arritën në 7.67 miliardë lekë (87.8 milionë dollarë / 77.9 milionë euro) në katër muajt e parë të vitit.

Kjo paraqitje përbënte një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

PBSh-të nga sigurimet jo-jetë u rritën me 7.9% në baza vjetore, duke arritur në 6.93 miliardë lekë në periudhën janar-prill.

Segmenti i sigurimeve të jetës shënoi një rritje prej 10.55% në 729.7 milionë lekë, sipas një njoftimi të publikuar të mërkurën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Totali i dëmeve bruto të paguara ra me 4.25% në baza vjetore, duke zbritur në 2.7 miliardë lekë gjatë periudhës në shqyrtim.

Në vitin 2024, primet bruto të shkruara të siguruesve shqiptarë u rritën në 24.5 miliardë lekë, me një rritje prej 7%, sipas të dhënave të mëparshme zyrtare.

Statistikat përfshijnë të dhëna nga tetë kompani sigurimi që operojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga SEE NEWS, Sigal Insurance Group-i ishte kompania më e madhe në tregun e sigurimeve jo-jetë gjatë periudhës në shqyrtim, duke përfaqësuar 25.05% të totalit të primeve bruto të shkruara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat