12.5 C
Tirana
Monday, October 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSaifr me produkt revolucionar me AI për reklamimin në sigurime

Saifr me produkt revolucionar me AI për reklamimin në sigurime

 Saifr, firma inovative e teknologjisë së inteligjencës artificiale e instaluar brenda Fidelity Labs, ka goditur tregun me një produkt të ri dhe të fuqishëm që premton të transformojë mënyrën se si kompanitë e sigurimeve menaxhojnë përputhshmërinë (compliance) e reklamave të tyre.

Produkt i fundit, i ndërtuar me inteligjencë artificiale të avancuar, synon të automatizojë dhe përmirësojë kontrollin e reklamave për produkte sigurimi jete dhe anuitete.

Ky proces deri më sot është kryer kryesisht në mënyrë manuale dhe shpesh i ngarkuar me gabime.

Agjenti inteligjent analizon dokumente të plota dhe detekton përmbajtje të mundshme jo në përputhje me rregulloret, duke u bazuar në ligjet model të vendosura nga National Association of Insurance Commissioners (NAIC).

Ai ofron sinjalizime, shpjegime dhe rekomandime të menjëhershme, duke u dhënë ekipeve të marketingut dhe përputhshmërisë një avantazh të madh në menaxhimin e rreziqeve rregullatore.

Agjenti i ri i Saifr:

  • Detekton gabime në përfaqësim, mungesa në deklarime, probleme në raportimin e performancës dhe formulime të rrezikshme.

  • Përdor feedback nga ekspertët për të ruajtur kontrollin njerëzor mbi përmbajtjen përfundimtare.

  • Ofron fleksibilitet në përdorim përmes API-ve, shtojcave dhe platformës së avancuar SaifrReview®.

  • Lehtëson bashkëpunimin mes ekipeve të marketingut dhe atyre të përputhshmërisë, duke reduktuar ndjeshëm proceset e rishikimit.

Në një kohë kur industria e sigurimeve po përballet me presione rregullatore të rritura dhe kërkesë për efikasitet, Saifr ofron atë që mund të quhet “arma sekrete” për përputhshmëri të zgjuar dhe inovative kur i komunikon klientëve përmes taktikave të marketingut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat