1.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa u rritën normat e interesit? Shlyerja e një kredie për shtëpi...

Sa u rritën normat e interesit? Shlyerja e një kredie për shtëpi po “kushton” më shtrenjtë

Normat e interesit për kreditë e shtëpive kanë pësuar rritje gjatë muajit gusht, ndërkohë që interesi i kredive konsumatore për individët është shoqëruar me ulje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, norma e interesit për kreditë me afat shlyerje deri në një vit me qëllim blerjen e një banese arriti në 7.38% në muajin gusht.

Nga ana tjetër, kredia për banesa me afat nga 1 deri në 5 vite ishte 7.09%, ndërsa vetëm për huatë me afat mbi 5 vite ka zbritur në 4.52%.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja me afat deri në një vit ka pasur një rritje të normës së interesit me thuajse 34% llogaritur me muajin korrik, ndërsa ajo me afat nga 1 deri në 5 vite është rritur me 22%.

 

Po për kreditë konsumatore, si kanë ndryshuar interesat?

 

Në krahasim me kreditë për blerjen e banesave, kreditë konsumatore kanë norma shumë më të larta interesi. Kjo për arsye se rreziku i kredisë konsumatore perceptohet më i lartë. Konkretisht, huatë konsumatore me afat deri në një vit kanë pasur një normë interesi prej 12.19%, ajo me afat shlyerje nga 1 deri në 5 vite mbeti e pandryshuar në 9.96% dhe kredia konsumatore me afat mbi 5 vite zbriti në 8.63%.

Nëse analizojmë historikun e normave të interesit që prej shtatorit të vitit të kaluar, vërejmë se interesi i kredive për blerje banese ka arritur vlerën më të lartë në muajin gusht, duke e bërë më të vështirë shlyerjen e kredisë së shtëpisë nga individët që morën një hua në atë periudhë. Ndërsa për kreditë konsumatore, normat e interesit kanë qenë më të qëndrueshme.

 

LEXO EDHEA ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat