Fitimi neto i bankave shqiptare arriti në 19.35 miliardë lekë ose 193 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2024, nga 14.7 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat e bëra publike nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, fitimi neto i sektorit bankar është rritur me 31.2 për qind krahasuar me Janar-Qershor të vitit të kaluar.
Depozitat në bankat shqiptare u rritën në 1.661 miliardë lekë në fund të qershorit, nga 1.554 trilionë lekë një vit më parë.
Totali i aktiveve të sistemit bankar të vendit u rrit në 2 trilionë lekë, nga 1.866 trilionë lekë që ishte në fund të qershorit 2023.
Shifrat përbëjnë rezultatet financiare të 11 bankave që operojnë në vendin tonë.
Banka Kombetare Tregtare ishte më e madhja mes tyre për sa i përket aktiveve në fund të tremujorit të dytë, sipas të dhënave të publikuara më herët.
LEXO EDHE: 4.6 miliardë lekë vetëm në qershor/ Gabimi që duhet evituar kur marrim kredi për blerje banese