Sipas raportit zyrtar të AMF-së, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-tetor 2025, shqiptarët paguan 1,862,310,000 Lekë (rreth 19.3 milionë euro) për sigurimet e jetës dhe 20,527,579,000 Lekë (rreth 212.7 milionë euro).
Përkatësisht në sigurimet e jetës u pagua 13.87 % më tepër se sa një vit më parë ndërsa në sigurimet e jo-jetës 10.25% më tepër.
Rreth 232 milionë euro paguan qytetarët shqiptarë për t’u siguruar, përgjatë 10-mujorit të parë të vitit 2025.
Shifra është 10.53% më e lartë se sa ajo e një viti më parë, përgjatë së njëjtës periudhë.




