5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa kushton? Ku ti gjejmë paratë?/ Sigurimi Privat i Shëndetit, evitim i...

Sa kushton? Ku ti gjejmë paratë?/ Sigurimi Privat i Shëndetit, evitim i një stresi të madh financiar

Po jetojmë në kohë të vështira dhe e vetmja gjë për të cilën lutemi të gjithë padyshim është shëndeti.

Ne urojmë që asnjëri të mos ketë probleme shëndetësore, por kur na ndodh të përballemi me to secilit prej nesh i duhet të shkojë në spital për të bërë ekzaminime, konsulta me mjekët dhe të marrë terapinë që i nevojitet.

Dhe të gjitha këto kushtojnë.

Për të mos harruar rastet kur na duhet të bëjmë operacione apo mjekime jashtë Shqipërisë, ql janë edhe më të papërballueshme për pjesën më të madhe prej nesh, që kemi të ardhura mesatare.

Por që të evitojmë të gjithë këtë stres të madh financiar dhe të fokusemi te përmirësimi i shëndetit tonë, na ndihmon sigurimi i shëndetit privat.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit tek SIGAL UNIQA, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë pajijsje të fjalës së fundit të teknologjisë që diagnoza dhe trajtimi të mos jenë një rastësi fatlume të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit?

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive.

Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga: check up-i vjetor; trajtimet spitalore; trajtimet ambulatore; ilaçe; kujdesin për sytë dhe dhëmbët; ndjekje të shtatzanisë etj.

 “JETË PLUS”

Nëse sigurimi i shëndetit në tërësi është një sigurim për çdo sëmundje, “JETË PLUS” në vecanti është një mbulim me prim më ekonomik që i dedikohet vetëm sëmundjeve tepër të rënda dhe që kërkojnë trajtim të kushtueshëm.

Cilat Sëmundje mbulon “JETË PLUS”?

  • Tumoret malinje (kanceri)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Kjo policë sigurimi mundëson:

  • Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  • Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit

Çmimi vjetor? 160 euro për fëmijët dhe 230 euro për të rriturit.

“Sigurimi Anti-Tumor”

Nën moton “Merr paratë dhe kujdesu për veten”, SIGAL UNIQA ofron këtë siguracion si një mundësi shumë e mirë për lehtësimin e barrës financiare duke i dhënë kështu mundësinë pacientit të mos mendojë për paratë e kurimit por të përqëndrohet në luftimin e sëmundjes.

Benefitet e “Sigurimit anti-Tumor”:

–   Nuk plotëson pyetësor shëndetësor

–   Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht

–   Zona e mbulimt është e pa limituar (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut…)

–   Nuk ka limit moshe

–   Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.

–   Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

–   Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

KARTAT E SHËNDETIT SIGAL

STANDARD

Deri në 50,000 Euro mbulim, ku përfshihen:

– Kujdes parandalues (Check Up) – në klinika private

– Diagnostikim – çdo ekzaminim mjekësor, që rekomandon një mjek specialist për të identifikuar një diagnozë

– Trajtim mjekësor (çdo nderhyrje kirugjikale me shtrim apo shtrim spitalor si edhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje)

–  Kujdes për shikimin – vizite për sytë dhe xhama e lente optike

–  Ndjekjae e shtatzanisë (deri në 50% zbritje me aktivizimin e Kartës Teleshëndet)

–  Kujdesi për dhëmbët (vizitë dentare dhe higjenizim)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

  1. SILVER

Deri në 150,000 Euro mbulim, ku përfshihen:

–  Kujdes parandalues (Check Up) në klinika private në Shqiperi ose në spitale private në Turqi

–  Diagnostikim për çdo ekzaminim mjekësor që rekomandon një mjek specialist

–  Trajtim mjekësor për çdo ndërhyrje kirugjikale me shtrim apo pa shtrim spitalor si dhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje

–  Kujdes për shikimin – vizitë për sytë dhe xhama e lente optike

–  Ndjekja e shtatzanisë (deri në 50% zbritje me aktivizimin e Kartës Teleshëndet)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  Mjekimi me ilaçe (të gjitha recetat mjekësore dhënë nga një mjek specialist)

–  Shëndet në udhëtim (Udhëto për turizim ose punë në Europë, i mbrojtur financiarisht në rast emergjence mjekësore)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

Zona e mbulimit: Ballkan

  1. GOLD

Deri në 1,000,000 Euro mbulim ku perfshihen:

– Kujdes parandalues (Check Up) në klinika private në Shqiperi, Itali apo Austri.

–  Diagnostikim çdo ekzaminim mjekësor, që rekomandon një mjek specialist për të identifikuar një diagnozë

–  Trajtim mjekësor për çdo ndërhyrje kirugjikale me shtrim apo pa shtrim spitalor si dhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje

–  Kujdes për shikimin – vizitë për sytë dhe xhama e lente optike

–  Kujdes për dhëmbët (çdo emergjencë dentare deri në 350 Euro)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  Trajtim për shëndetin mendor (Kujdes psikiatrik për çdo të individ qe ka mbi dy vjet i siguruar)

– Mjekimi me ilaçe (të gjitha recetat mjekësore dhënë nga një mjek specialist)

–  Shtatzani (Mbulim i pjesshëm i faturave të ndjekjes së shtatzanisë dhe lindjes për çdo të siguruar që ka mbi 10 muaj në skemë)

–  Shëndet në udhëtim (Udhëto për turizim ose punë në Europë, i mbrojtur financiarisht në rast emergjence mjekësore)

–   Sigurim jete nga aksidentet (kompesim i pagës së humbur në rast invaliditeti për të siguruarin dhedëmshpërblim për familjen nëse i siguruari humb jetën)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

Zona e mbulimit: Gjithë botën

SIGAL ishte kompania e sigurimeve që, përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.

Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit Gold, Silver apo Standard është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…

Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Kosovë, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta.

Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.

Ndaj mos prisni më! Aplikoni tani online KËTU dhe zgjidhni mbulimet që doni.

Sepse SIGAL UNIQA ka sigurime të personalizuara për shëndetin për çdo klient, në varësi të nevojës dhe buxhetit që ai ose ajo ka.

Siguroni shëndetin tuaj dhe të familjes tuaj dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Për çdo raste nevoje mjekësore mendon SIGAL UNIQA.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat