“Tri kafe në ditë ulin problemet kardiovaskulare”.
Kështu u shpreh gazetarja e A2 CNN, Anxhela Celibashi në Dita Jonë, bazuar në disa studime mbi efektet pozitive dhe negative të kafes.
Nga humbja në peshë te përqendrimi dhe kthjellimi i mendjes gazetarja renditi efektet pozitive të kafes, por cilat janë efektet negative?
Sipas studimeve, një përqindje e madhe e njerëzve pinë të paktën një filxhan kafe në ditë. Prandaj, nëse i përkisni kësaj kategorie, shihni se çfarë ndodh në trupin tuaj nëse konsumoni kafe çdo ditë.
1.Jeni të varur nga kafeina
Në fakt, me kalimin e kohës varësia rritet. Si rezultat, kur nuk pini kafe, energjia juaj bie, ju nuk arrini të përqendroheni, mund të keni dhimbje koke ose të ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm.
2.Jeni më pak të dëshpëruar
Sipas kardiologut, dr. Stecen Reisman, duke pirë kafe çdo ditë, do të ndjeheni më energjikë pasi kafeina rrit aktivitetin e trurit. Gjithashtu, sipas një studimi, ata që konsumojnë një ose më shumë kafe në ditë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga depresioni.
2. Mund të humbni peshë më lehtë
Në këtë kafeja gjithashtu mund të ju ndihmojë të humbni peshë duke përmirësuar performancën fizike në ushtrimet aerobike. Përveç kësaj, ndihmon trupin tuaj të thithë dhe djegë acide yndyrore. Por siç theksojnë ekspertët, kjo nuk do të thotë që kafja funksionon si çudibërës, thjesht funksionon si përforcues.
3.Vuani nga pagjumësia
Nëse pini kafe çdo ditë pasdite, gjumi juaj çrregullohet, jo për të gjithë, por për pjesën më të madhe. Sipas ekspertëve, veprimi i kafeinës në trup zgjat gjashtë orë pasi ta konsumoni. Kjo do të thotë që nëse pini kafe pasdite ose më vonë, ka më shumë të ngjarë të vuani nga pagjumësia.
4. Zvogëlon rrezikun e kancerit të lëkurës
Sipas studimit, të rriturit që pinë një ose më shumë kafe çdo ditë, kanë 20% më pak të ngjarë të zhvillojnë melanoma malinje, një kancer vdekjeprurës i lëkurës. Studiuesit ia atribuojnë këtë përqendrimit të lartë të kafes në antioksidantë dhe fitokimikanë.
5.Mendje më e kthjellët
Sipas studimit, kafeja i lejon mendjes të punojë në një mënyrë shumë më efikase dhe inteligjente. Konkretisht, me kafenë, pak a shumë, të gjitha funksionet e trupit “zgjohen”: koha e reagimit, vigjilenca, vëmendja, të menduarit logjik, shumica e funksioneve më të ndërlikuara që lidhen me inteligjencën.