Nga 100 lekë për pacientët që kryejnë seancat me radioterapi deri në rreth 344,000 lekë për pacient, për të shtruarit në spitalet psikiatrike. Kosto të lartë me vlerë deri 21,000 lekë për pacientë ka pasur edhe për shtruarit me probleme kardiologjie.
Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-prill numri i pacientëve të shtruar në spitale është 105,722 pacientë kundrejt 397,580 të parashikuara, me një kosto prej 78,740 lekë/pacientë.
Shtrimet në spitale të periudhës janë rritur 6% kundrejt muajve janar-prill 2023.
Shtim të shtrimeve rreth 3% ka pasur edhe për të sëmurët e shtruar në kardiologji, krahasuar me janar-prill 2023-n.
Teksa kostot për pacient e psikiatrisë janë ndër më të lartat, për shkak të shtimit të personelit. Për janar-prill 2023 në spitalet shtetërore psikiatrike ishin të shtruar 730 pacientë apo 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Kostoja e trajtimit llogaritet me vlerë prej 343,920 lekë/pacient.
Për janar-prill 2024 të trajtuar me seanca radioterapie është rritur 22% krahasuar me janar-prill 2023.
Po ashtu për janar-prill janë trajtuar 67,125 pacientë të trajtuar me dializë me një kosto prej 10,652 lekë/seancë. Numri i seancave të dializës është rritur 9% më të njëjtën 4 mujor të 2023-it.
Numri i pacientëve të trajtuar me katarakte për 4 mujorin e parë të 2024-s është 1,465 pacientë kundrejt 4,326 të parashikuar, me një kosto prej 1,433 lekë/pacientë. Numri i tyre u shtua rreth 5%. /Monitor
LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira