Gjatë vitit 2020, shqiptarët kanë kryer mesatarisht 2.6 vizita në spital. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, në vitin pandemik ka pasur në total 7.353.296 vizita në shërbimin parësor spitalor. Kjo shifër, afro 4% më e ulët se në vitin 2019.
Ndërkaq, një pacient ka qëndruar mesatarisht 5.1 ditë në spital, gjatë vitit pandemik. Sa i takon ndërhyrjeve kirurgjikale, gjithsej janë kryer 46.369 të tilla në institucionet publike të shërbimit spitalor; 27.2% më pak, krahasuar me vitin 2019.