Eurostat ka matur fuqinë blerëse të pensionistëve në Europë sipas nivelit të pensioneve dhe Shqipëria listohet e fundit.
Më anë të metodës PPS, e cila eliminon dallimet e niveleve të çmimeve midis vendeve, maten të ardhurat e pensionistëve në raport me çmimet dhe Shqipërijnë e vlerësojnë me 2.923 PPS, e fundit në kontinent.
Treguesi është shumë më i ulët se vendet e tjera, duke treguar se me pensionet në Shqipëri nuk mund të blesh as gjysmën e gjërave që ble në një vend të BE-së dhe as në një vend të rajonit.
Edhe në raport vlerash, se sa merr një pensionist në Shqipëri dhe një në rajon apo BE, vendi jon është sërish në fund.
131 euro në muaj përllogarit Eurostat se merr një pensionist në Shqipëri. Mesatarja europiane raportohet rreth 1.300 euro. Në këtë drejtim Shqipëria është larg edhe nga vendet fqinje që i kanë të paktën sa dyfishi i Shqipërisë. Në Luksemburg, pensioni vjetor arrin në 2.000 euro.
Nga krahu tjetër, sipas përllogaritjeve të INSTAT, të moshuarit janë komuniteti më i varfër në Shqipëri, me pensione minimale dhe përballë çmimeve të larta. Të dhënat tregojnë se më shumë se 40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqim.
Qeveria shqiptare ka premtuar një rritje të pensioneve, përpos indeksimit vjetor, krahas me reformën e skemës së pensioneve, e cila ishte prej vitesh në deficit.
Opozitarët kanë rikthyer propozimet e tyre për vendosjen e një minimumi jetik, që si rrjedhojë do të ndikojë dhe në nivelin e pensioneve. Drafti është në Kuvend dhe nuk është shqyrtuar ende.
LEXO EDHE: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!