9.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa është rezerva e arit që ka aktualisht Shqipëria?

Sa është rezerva e arit që ka aktualisht Shqipëria?

Rezerva e arit në Bankën e Shqipërisë ka arritur vlerën 277.71 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale e metalit të verdhë gjatë muajit të kaluar, është rritur me rreth 20 milionë euro në krahasim me muajin gusht.

Kjo përbën dhe vlerwn më të lartë përgjatë historisë së tij në Bankën Qendrore të vendit.

Kjo rritje ka ardhur si pasojë e shtimit të vlerës së tij në tregjet ndërkombëtare, pas konflikteve që po ndodhin në Lindjen e Mesme.

Momentalisht, një onz ari, këmbehet mesatarisht me 2,653 dollarë në tregjet e huaja. Kjo sepse metali i verdhë konsiderohet gjithmonë si një aset i sigurt në kohë të pasigurish financiare.

Ari luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi, ku më e rëndësishmja është mbrojtja kundër paqëndrueshmërisë financiare.

Gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike ose krizës financiare, investitorët shpesh drejtohen drejt arit si një aktiv strehë të sigurt.

Vlera e arit ka tendencë të rritet kur investimet e tjera, të tilla si aksionet ose monedhat, po performojnë dobët. Kjo ndodh sepse ari shihet si një aktiv i qëndrueshëm, që ruan vlerën e tij edhe në kushte të trazuara ekonomike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat