11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa do të jetë Buxheti i Shtetit për 2025-ën/ Kush merr "tortën"...

Sa do të jetë Buxheti i Shtetit për 2025-ën/ Kush merr “tortën” më të madhe?

Vitin e ardhshëm Buxheti i Shtetit do të jetë në shifrën e 822.7 miliardë lekëve apo rreth 8.2 miliardë euro, raporton A2 CNN.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ai do të jetë rreth 4% më i lartë se buxheti i këtij viti duke u bërë më i madhi në historinë e vendit.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht tek investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10%, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti.

 

Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.

 

Veç mbrojtjes sociale, buxheti i vitin të ardhshëm parashikon edhe burime të kufizuara në drejtim të investimeve në arsim.

 

Pjesa më e madhe e parave planifikohet të shkojnë për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe më pak për ndërtimin e çerdheve, kopshteve apo shkollave.

 

Buxheti për vitin e ardhshëm shkon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që pritet të kapë shifrën e mbi 2.5 trilionë lekëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat