Rumania është goditur nga tërmet i ri, por me një magnitudë më të vogël se parapraku.
Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg qytetit Targu Jiu.
“Ishte mjaft i fortë, krevati dhe dritarja dridhej”, “Isha ulur në shtrat dhe papritmas u zhvendos”, “Po dridhej shumë fort”, “Ishte mjaft e zhurmshme, dritaret dridheshin”, janë disa nga komentet në faqen e internetit të EMSC.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Rumania u godit nga një sërë tërmetesh, më i forti prej të cilëve ishte 5.2 ballë të shkallës Rihterit.
Ky është tërmeti i 26-të në Rumani në 69 orët e fundit.