Temperaturat ekstreme që po prekin vendin tonë ditët e fundit nuk janë thjesht një shqetësim për shëndetin – ato janë një kërcënim serioz edhe për pronën tonë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe Qendrës Evropiane për Koordinimin e Emergjencave (ERCC), paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C.
Kjo rrit ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale, të cilat shpeshherë përhapen me shpejtësi drejt banesave dhe bizneseve.
Në kushte të tilla, kujdesi dhe masat parandaluese janë të domosdoshme. Por edhe ato nuk mjaftojnë gjithmonë.
Zjarri mund të shpërthejë pa paralajmërim, nga një pakujdesi e vogël, një shkëndijë, apo një valë e papritur e nxehtësisë. Dëmi që lë pas është i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm – për ata që nuk janë të siguruar.
Sigurimi i pronës nuk është luks, është mbrojtje reale
Shumë njerëz mendojnë se sigurimi i shtëpisë apo i biznesit është një kosto e panevojshme. Por në përballje me zjarre, tërmete apo fatkeqësi të tjera natyrore, ai është shpëtimi i vetëm financiar që kemi. Një policë sigurimi nga zjarri dhe rreziqe të tjera natyrore mund të mbulojë:
-
dëmet në ndërtesë,
-
mobiliet dhe pajisjet,
-
makineritë apo stokun në rastin e bizneseve,
-
kostot e përkohshme të zhvendosjes.
A jemi të përgatitur për pasojat e një zjarri?
Për fat të keq, shumë banesa në Shqipëri nuk janë të siguruara. Ndërsa institucionet thërrasin për kujdes dhe parandalim, qytetarët duhet të marrin edhe një hap më tej: të mbrojnë veten ekonomikisht.
📢 Thirrjet për kujdes janë të qarta:
– Mos qëndroni në diell gjatë orëve të nxehta.
– Tregoni kujdes me zjarrin në ambiente të hapura.
– Raportoni çdo zjarr apo tym në 128 ose 112.
Por një thirrje tjetër është po aq jetike:
Siguroni pronën tuaj – sot, jo pas zjarrit.
Është e vetmja mënyrë për të qenë të qetë përballë një vere që sjell gjithnjë e më shumë rrezik.
NJË APARTAMENT 100 M2,
Në kryeqytet, mund ta sigurosh nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni për 4,550 Lekë në vit. Nga tërmeti, shtesë të tjerave, për 13,650 Lekë në vit.
Vlera maksimale e dëmshpërblimit? 9,1 milionë Lekë.
Në qytetet e vijës bregdetare mund ta sigurosh nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni për 3,470 Lekë në vit. Nga tërmeti, shtesë, për 10,423 Lekë në vit.
Vlera maksimale e dëmshpërblimit? 7 milionë Lekë.
Në qytetet e tjera dhe në rrethina mund t’ju kushtojë shumë më lirë: mjafton ta kalkuloni online ne Bli Online te SIGAL.COM.AL
Që t’i rikthehesh shtëpisë dhe biznesit, normalitetit të jetës tënde profesionale dhe personale pa u përgjunjur dhe pa u dorëzuar përgjithnjë.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.a