Pronari i një hoteli në Dhërmi ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25.
Në kontakt me rrymën elektrike, teksa punonin për ndriçimin e jashtëm të hotelit, ranë në kontakt edhe dy punonjës.
Të tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Dy punonjësit e tjerë po dërgohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
LEXO EDHE: 102 aksidente gjatë 2023-shit/ Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, thelbësor. Ja arsyet