11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRregullatori tajlandez i sigurimeve publikon prioritetet për vitin 2023

Rregullatori tajlandez i sigurimeve publikon prioritetet për vitin 2023

Komisioni i Sigurimeve ka publikuar prioritetet mbi mbikëqyrjen e sigurimeve në vitin 2023, duke përfshirë rritjen e qëndrueshme dhe ringjalljen e besimit tek sektori i sigurimeve.

Nëntë masat kryesore që do të ndërmerren nga Komisioni për nxitjen e industrisë së sigurimeve janë:

Masa 1

  • Forcimi i sektorit të sigurimeve në mënyrë që ai të jetë më fleksibël për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme dhe të ketë një pozicion të fortë kapitali për t’u mbrojtur nga rreziqet.
  • Kompanive të sigurimit iu është kërkuar të përgatisin vlerësimet e mjaftueshmërisë së kapitalit. Atyre u kërkohet gjithashtu të kenë një qeverisje të mirë dhe menaxhim të rrezikut për të zbutur rreziqet e mundshme.
  • Siguruesit inkurajohen gjithashtu që të fokusohen tek menaxhimi i rrezikut në të gjitha proceset e tyre, duke filluar nga shitjet deri te nënshkrimi dhe menaxhimi i dëmeve.
  • Ekziston gjithashtu një plan për zhvillimin e infrastrukturës së TI-së për të mbështetur paraqitjen e pasqyrave financiare të kompanive të sigurimit.

Masa 2

  • Komisioni do të përmirësojë rregullat dhe rregulloret dhe do të theksojë më shumë mbikëqyrjen e bazuar në parime.
  • Komsioni do të prezantojë më shumë masa dhe udhëzime për të ndihmuar kompanitë e sigurimeve të kryejnë biznes që merr parasysh rritjen afatgjatë dhe një portofol të balancuar sigurimesh.
  • Së bashku me ngritjen e standardeve të menaxhimit të rrezikut të kompanive të sigurimit në një nivel tjetër, do të kryhen teste stresi dhe analiza të skenarëve për të identifikuar dobësitë dhe për të përcaktuar udhëzimet për parandalimin e rrezikut.

Masa 3

  • Përmirësimin e procesit të miratimit të produktit për të rritur efikasitetin.
  • Nxjerrjen e mësimeve nga përvoja e sigurimit të rateve të COVID-it.
  • Rritjen e rolit të aktuarëve.
  • Nxitjen e zhvillimit të produkteve të reja në përputhje me avancimin e teknologjisë dhe plotësimin e nevojave të njerëzve, të tilla si produktet e sigurimit shëndetësor për të moshuarit për të mbështetur të moshuarit e Tajlandës dhe sigurimin e automjeteve elektrike.

Masa 4

  • Inkurajimin e industrisë së sigurimeve për të aplikuar dhe përdorur teknologjinë në mënyrë aktive.
  • Kompanitë e sigurimit që të kenë standarde të unifikuara në përdorimin e teknologjisë në proceset kryesore, duke përfshirë përdorimin e informacionit për të marrë vendime në një mënyrë më efikase, më të saktë dhe në kohë.
  • Zhvillimin e një baze të dhënash qendrore të sigurimeve.
  • Ofrimin e shërbimeve të analizës së të dhënave për publikun për planifikimin financiar dhe blerjet e sigurimeve, së bashku me lidhjen e shërbimeve me agjencitë e tjera qeveritare.
  • Përshpejtimi i zhvillimit të bazave të të dhënave të brendshme.
  • Përmirësimii efikasitetit të mbikëqyrjes së sigurimeve dhe rrjeti InsurTech do të zgjerohet jashtë shtetit, së bashku me tërheqjen e firmave të huaja teknologjike dhe startup-eve për të krijuar aleanca me bizneset tajlandeze.

Masa 5

Promovimin e planeve të sigurimit që plotësojnë nevojat e njerëzve:

  • Promovimin e njohurive dhe botëkuptimit mbi sigurimet.
  • Zhvillimi i produkteve lokale të sigurimit, të përshtatshme për një zonë të caktuar.
  • Zgjerimi i sistemit të informacionit të përdorur në dorëzimin e ankesave të sigurimit në sistemin e arbitrazhit elektronik për përdorim në menaxhimin e çështjeve dhe mbështetje për procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me arbitrazh.
  • Nxitja e sektorit të sigurimeve për të kryer biznes që merr parasysh komponentët ESG – mjedisi, sociale, qeverisja.

Masa 6

  • Përmirësimi i legjislacionit të sigurimeve.

Masa 7

  • Promovimi i shpërndarjes së njohurive të marra nga kërkimi i sigurimeve si dhe do të zhvillimi i kurseve për drejtuesit nga agjencitë qeveritare dhe sektori privat për të përmbushur nevojat e sektorit të sigurimeve.
  • Zgjerimi i Akademisë së Sigurimeve për të akomoduar trajnime dhe aktivitete të ndryshme.

Masa 8

  • Promovimi i imazhit të industrisë së sigurimeve për të fituar pranim më të madh nga njerëzit.
  • Kjo do të bëhet duke krijuar bashkëpunim me shoqatat e lidhura me kompanitë e sigurimit të jetës, kompanitë e sigurimit të jo jetës, brokerat e sigurimeve dhe të gjitha llojet e mediave.
  • Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta që promovojnë imazhin e industrisë së sigurimeve.

Masa 9

  • Ndërtimin e një ekosistemi që mbulon çështje si produktet e sigurimit; sistemi i investimeve të biznesit (BIS) për të dhënë informacion mbi investimet e kompanive të sigurimit, aplikimin për leje investimi, etj., si dhe përgatitjen e ndërmjetësve të sigurimit për të përdorur sistemin e-licensimit (licensimit elektronik) deri në mesin e vitit 2023.
  • Zhvillimin e një sërë instrumentesh duke përfshirë një chatbot për të ofruar shërbime në mënyrë më gjithëpërfshirëse, një sistem verifikimi identiteti, një strukturë kërkimi për informacionin e politikave dhe arbitrazhin elektronik.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat