Në prag të nisjes së “Euro 2024”, revista “Finance Football” ka bërë dhe një renditje të trajnerëve pjesëmarrës sipas pagës që ata përfitojnë.
Tekniku që përfiton më shumë është ai i Anglisë, Southgate me 5.8 milionë €, i ndjekur nga Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë.
Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho renditet në vendin e 16 në këtë listë, nga 24 trajnerë që garojnë në total në këtë kompeticion të rëndësishëm.
LEXO EDHE: Numrat që kanë zgjedhur futbollistët e Kombëtares për Euro 2024