8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje me 11% brenda 3 muajve/ Ja sa po shiten apartamentet në...

Rritje me 11% brenda 3 muajve/ Ja sa po shiten apartamentet në “Durrës Yacht Marina”

Nga “Durrës Yacht Marina” është njoftuar sërish hapja e ankandit të shitjeve më 18 Korrik përmes prenotimeve, pa filluar nga puna, për një tjetër godinë me afërsi 200 metra nga deti.

Krahasuar me çmimet e shitjes së godinës së mëparshme (ankandi i shitjeve u mbajt më 18 Prill) në vlera çmimet e shitjes janë rritur me 155 deri 200 euro për metër katror apo nga 7 deri 11%.

Sipas zyrës së shitjes në ankandin e sotëm, për apartamentet e rezidencës “Parkpoint” me sipërfaqe neto prej 60 m2 totali i çmimit të shitjes së pronës varion nga 120 mijë euro deri në 180 mijë euro apo nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror sipas vendodhjes dhe pozicionit.

Për apartamentet me sipërfaqe 90 m2 të tipologjisë 2+1 totali i çmimit të shitjes varion nga 180 mijë euro deri në 266 mijë euro. Për metër katror çmimet e shitjes nisin nga 2,000 deri në 2,955 euro, për këtë tipologji prone.

Ndërsa për apartamentet me sipërfaqe 125 m2 të tipologjisë 3+1 totali i çmimit të shitjes nis nga 360 mijë euro deri në 366 mijë euro në varësi të pozicionit dhe katit të apartamentit në ndërtesë. Çmimi për metër katror nis nga 2,880 euro deri në 2, 928 euro.

Për pronat që do dolën në shitje më 18 Prill të ndërtesës 7 katesh në rezidencën “Parkland”, nga zyra e shitjes u pohua se apartamentet me sipërfaqe neto nga 61 m2 deri 141 m2 totali i vlerës së shitjes varionte nga 110 mijë euro deri 400 mijë euro. Çmimet për metër katror nisin nga 1,800 deri 2,800 euro.

Vendndodhja e objektit të ri në planimetrinë që shoqëronte shitjen tregon se ndërtesa është në vijën e tretë të ndërtimit me largësi nga deti dhe me pamje ballore nga parku qendror i marinës.

Çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e Durrës Yacht Marina kanë shënuar rritje progresive.

Krahasuar me ndërtesat e para kur çmimet minimale të shitjes nisnin nga 1,650 euro për metër katror, rritja është 21%. Ndërsa çmimet e tanishme krahasuar me çmimet e muajin mars (më 8 Mars u mbajt ankandi për prenotime) janë rritur nga 6 deri 16%.

Shitja vijon me skemën e pagesës së prenotimit prej 1,200 euro dhe shlyerjen e totalit të vlerës së blerjes së apartamentit nëpërmjet 7 kësteve. Tarifa e paguar për prenotim nuk kthehet, por blerësit i llogaritet në këstin e fundit të pagesës.

3 prej këtyre kësteve apo 40% e vlerës së apartamentit do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Në Durrës Yacht Marina parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.

Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

“Durrës Yachts & Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore.

Si investitore, kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat