16.5 C
Tirana
Wednesday, June 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje mbi mesataren e tregut në sigurimet motorike

Rritje mbi mesataren e tregut në sigurimet motorike

SIGAL INSURANCE GROUP ka vijuar të forcojë pozitat e tij në tregun e sigurimeve motorike gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.

                              Rritja e primeve të shkruara bruto

Kompania shënoi rritje të qëndrueshme duke ruajtur lidershipin në disa nga segmentet kryesore të këtij tregu.

Primet e shkruara bruto për sigurimet motorike nga SIGAL arritën në 1,106,741 mijë Lekë.

Shuma shënonte një rritje prej 13.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (973,140 mijë lekë).

Rritja e shprehu si përqindje tejkalonte rritjen mesatare të tregut në tërësi, që ishte 13.38%.

Në total, tregu i sigurimeve motorike për këtë periudhë arriti në 5,274,811 mijë lekë.

SIGAL zotëron aktualisht 20.98% të këtij tregu, duke ruajtur një prani të qëndrueshme krahasuar me 20.92% të vitit të kaluar, dhe duke konfirmuar performancën e saj të lartë dhe besueshmërinë ndaj klientëve.

                                                   Dëmshpërblimet

Në aspektin e dëmshpërblimeve, SIGAL qëndron sërish në krye me 396,064 mijë lekë të paguara për sigurimet motorike.

Kjo shumë përfaqëson 19.89% të totalit të dëmeve të paguara në këtë sektor.

Paraqitja përbën një dëshmi të qartë të përkushtimit të kompanisë për të qenë pranë klientëve në momentet më kritike.

                            Tregu sipas nënprodukteve të sigurimeve motorike

Në ndarjen sipas produkteve, SIGAL ka realizuar 802,982 mijë lekë nga MTPL e brendshme (20.6% e tregut), 165,574 mijë lekë nga Kartoni Jeshil (24.81%), 15,876 mijë lekë nga sigurimet kufitare (18.91%) dhe 122,309 mijë lekë nga sigurimet Kasko (19.57%).

Të gjitha këto të dhëna konfirmojnë rolin udhëheqës të SIGAL në tregun e sigurimeve motorike dhe përkushtimin e saj për të ofruar produkte të sigurta, shërbim cilësor dhe dëmshpërblime të shpejta për qytetarët shqiptarë.

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për periudhën Janar–Prill 2025 e konfirmon sërish: SIGAL është kompania Nr. 1 në tregun shqiptar të sigurimeve, 26% në totalin e sigurimeve të Jetës dhe Jo-Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat