9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e tregut të sigurimeve të Pronës në rajon dhe Evropë, po...

Rritje e tregut të sigurimeve të Pronës në rajon dhe Evropë, po Shqipëria? Pse Sigurimi është bërë kaq i nevojshëm?

Blerja e një banese është një proces që kërkon kohë, mund dhe sigurisht të ardhura të konsiderueshme.

Rritja e vlerës së pronës në Shqipëri, kryesisht në zona si Tirana, Durrësi apo Vlora e ka bërë procesin e blerjes një proces akoma edhe më të vështirë.

Ndaj sot, nevojiten shumë vite punë dhe mundim që të arrish të blesh një banesë.

Por nëse blerja kërkon shumë vite, humbja e saj kërkon vetëm disa minuta. Për të mos thënë sekonda.

Prandaj, në shumë vende të Europës apo botës, Sigurimi i Pronës po merr një rëndësi të veçantë me familjet që po sigurojnë akoma edhe më shumë banesat e tyre.

Një rritje shihet edhe në Shqipëri por vendi ynë vazhdon të jetë vendi me shpenzimet më të ulta për sigurime, jo vetëm në ato të Pasurisë.

 

Tregu i sigurimeve të pronës në Evropën Jugore vlerësohet të arrijë një madhësi prej 14.77 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2024.

Gjatë këtij viti, shpenzimi mesatar për frymë parashikohet të jetë 62,38 €.

Në këtë rajon, shteti që po sheh një rritje të sigurimeve të pronës është Greqia, e cila vitet e fundit është përballur me disa katastrofa natyrore, zjarr,  përmbytje dhe tërmete.

Evropën Lindore, tregu i Sigurimeve të Pronës pritet të shënojë rritje të ndjeshme në vitet e ardhshme.

Sipas parashikimeve, madhësia e tregut, e matur në termat e primit të shkruar bruto, parashikohet të arrijë në 5.15 miliardë euro në fund të 2024.

Kjo tregon një tendencë pozitive në sektorin e sigurimeve në rajon.

Për më tepër, shpenzimet mesatare për frymë në tregun e sigurimeve të pronës vlerësohen të jenë 21,65.

Në Evropën Lindore, Rumania është shteti që ka parë një rritje të kërkesës për shkak të rritjes së investimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Sipas statistikave zyrtare, tregu i Sigurimeve të Pronës në Evropë pritet të arrijë në 135.7 miliardë euro deri fund të këtij viti çka do të thotë se një individ parashikohet të shpenzojë 160.7 € për frymë për sigurimin e pronës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara pritet të gjenerojnë prime më të larta në këtë sigurim, të cilat gjatë këtij viti pritet të arrijnë në 196.2 miliardë euro.

Në Evropë, për shkak të katastrofave natyrore në rritje, Gjermania është shteti që ka parë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për sigurimin e pronës.

 

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I SHTËPISË DHE ÇFARË MBULON?

MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, sipas percaktimeve ligjore;

MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Mobilje, orendi, pajisje…

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një banesë?

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni aksidental që shkakton zjarr në pronë
  • Tërmeti;
  • Përmbytja, shirat, breshëri;
  • Rrjedhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;
  • Vjedhja

Sa kushton?

Sigurimi i Shtëpisë kushton maksimumi 1 euro për m2. Pra, nëse prona juaj është 100 m2 ju do të duheni të paguani jo më shumë se 100 euro në vit, në varësi edhe të mbulimeve që do të kërkoni

PSE KY SIGURIM I DUHET BESUAR SIGAL UNIQA-S?

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet

Ofertat e SIGAL UNIQA:

  • Mbulim Shtesë, Sigurimi i Përgjegjësisë ndaj fqinjve

Ky sigurim ju mbulon dëmet që mund të shkaktoni aksidentalisht në pronën e fqinjve tuaj.

Mësoni më shumë: https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm nga zjarri dhe katastrofat natyrore.

Blini Sigurimin e Pronës pranë çdo SIGAL UNIQA në qytetin ose Online nga celulari juaj në www.sigal.com.al

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat