14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e trafikut ajror, detar dhe tokësor/ Cilës kompanie sigurimi i besojnë...

Rritje e trafikut ajror, detar dhe tokësor/ Cilës kompanie sigurimi i besojnë shqiptarët udhëtimet jashtë Shqipërisë?

28.6 milionë shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë apo dalë nga Shqipëria nga fillimviti deri më tani.

Sipas shifrave të Policisë së Shtetit, nga janari deri në 26 tetor, kanë hyrë në vendin tonë 8.86 milion shtetas të huaj; janë përpunuar në hyrje dalje rreth 7,7 milion mjete, 10362 tragete, 3699 jahte shqiptare dhe të huaja.
Një rritje të ndjeshme ka pësuar edhe trafiku ajror, me 38.973 avionë në hyrje–dalje, 9937 avionë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Por cilës kompanie sigurimi i besojnë udhëtimet jashtë Shqipërisë qytetarët shqiptarë?
Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbiqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri (janar-shtator 2023) rezulton se, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e besuar edhe për produktet e sigurimit që nevojiten për udhëtimet jashtë Shqipërisë.
Në produktin “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, SIGAL UNIQA vijon të kryesojë tregun, duke zënë 25% të tij.
Sa i përket dëmeve të paguara për “Karton Jeshil”, në 9-mujorin 2023 SIGAL UNIQA ka paguar mbi 103 milionë lekë dëmshpërblime tek klientët e saj.
BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta
Por nëse flasim për produktin “Shëndeti në Udhëtim”, dominanca e kompanisë SIGAL UNIQA është evidente.
Mes 8 kompanive që operojnë në tregun e Sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania shqiptaro-austriake zë 70% të tregut.
Nëse i gjithë tregu regjistron afro 271 milionë Lekë prime të shkruara, vetëm SIGAL UNIQA numëron gjatë 9-mujorit afro 190 milionë Lekë prime të shkruara.
BLINI ONLINE Siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” KËTU

Shërbimi profesional, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë e vazhdueshme që ofron për tregun, janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

 

Mbi 2,412 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1,230 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,25 milionë klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

 

Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh, kjo kompani mbetet emri më i besuar për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

 

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA Group Austria, lideri i vërtetë i sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat