-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e aksidenteve në Greqi nga makinat me targa të huaja/ Ku...

Rritje e aksidenteve në Greqi nga makinat me targa të huaja/ Ku rënditen shqiptarët

Numri i aksidenteve nga automjete me targa të huaja është rritur gjatë vitit 2023 në Greqi, duke iu afruar niveleve të viteve para pandemisë Covid-19.

Shifrat janë publikuar nga Byroja Ndërkombëtare e Sigurimeve.

Për vitin 2023, numri i aksidenteve të shlyera nga Byroja Ndërkombëtare e Sigurimeve arriti në 4379, kundrejt 4223 për vitin 2022 duke shënuar një rritje prej 3.7%.

Vendin e parë e zënë aksidentet nga automjetet me targa bullgare të cilat arritën në 1165 në vitin 2023, (26.6% e të gjitha aksidenteve).

Më pas vijnë automjetet me targa gjermane që u përfshinë gjatë 2023-shit në 534 aksidente (14.5%) dhe ato me targa rumune me 455 aksidente (10.4%).

Sipas të dhënave zyrtare, 7% e aksidenteve janë shkaktuar nga automjetet me targa shqiptare, por Shqipëria mbetet mes Top 3 vendeve shoferët e të cilës përfshihen në më shumë aksidente jashtë vendit.

Vendin e parë e mban Italia me 248 aksidente (22.9%), e ndjekur nga Gjermania me 189 aksidente (17.4%) dhe Shqipëria me 148 aksidente (16.4%).

SIGURIMI KARTON JESHIL, “PASAPORTA” E ÇDO MAKINE

Polica e sigurimit “Karton Jeshil” është siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shoferët shqiptarë njihen si përdorues të këqinj rruge duke sjellë dëme të ndryshme dhe të konsiderueshme, ndaj të pasurit e “Kartonit Jeshil” kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare është e domosdosshme dhe e detyrueshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Çfarë mbulon ky siguracion?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Çfarë duhet të dini?

Nëse jeni shkaktar i një aksidenti, ju nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por dëmet që ju keni shkaktuar palëve të treta mbulohen nga kompania e sigurimit. Ndërsa nëse jeni përfitues (jo shkaktar i aksidentit) për të fituar dëmshpërblimin duhet të kontaktoni me Byronë e Sigurimit të vendit ku ka ndodhur aksidenti numri i së cilës gjendet në pjesën e pasme të Kartonit Jeshil.

Shoqëria që ka siguruar mjetin shkaktar të aksidentit do t’ju dëmshpërblejë për dëmet materiale ose shëndetësore që mund të keni pësuar.

Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga kompania e sigurimit ku keni blerë “Kartonin Jeshil” ndërsa dëmi do të trajtohet duke mbrojtur interesat tuaja.

Por MOS HARRONI! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju realisht fajtori!

DËMET E PAGUARA

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë në disa milionë euro.

Rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

 Shtetet ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

Përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

– SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes ONLINE, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.

– SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.

– SIGAL UNIQA ofron mundëson shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

LEXO EDHE: Fundjavë me familjen apo miqtë për 7 palë qejfe/ “AutoSOS”, të mos shqetësohesh për asnjë të papritur në rrugë

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i sigurimit “Kartoni Jeshil” është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat