21.5 C
Tirana
Thursday, May 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGrupi "Zurich" vijon rritje të qëndrueshme edhe në vitin 2024

Grupi “Zurich” vijon rritje të qëndrueshme edhe në vitin 2024

Raporti i Testit Zviceran të Qëndrueshmërisë (SST) për “Zurich”, kompaninë zvicerane me qendër në Zyrih të Zvicrës, ishte 253% më 31 dhjetor 2024, krahasuar me 234% një vit më parë.

Kjo e dhënë konfirmon pozicionin e fortë financiar dhe bilancin e qëndrueshëm të Grupit.

Sipas raportit të publikuar nga Grupi, rritja erdhi për disa shkaqe:

së pari për shkak të krijimit të kapitalit mbi shumën e dividendëve të parashikuar,

së dyti si pasojë e ndikimit pozitiv nga shitja e një portofoli pensioni në Kili dhe,

së treti prej emetimit të një borxhi të nënshtruar prej 500 milionë dollarësh amerikanë në muajin tetor.

Lëvizjet e favorshme në tregje luajtën po ashtu një rol pozitiv.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat