-1.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e pagës minimale shoqërohet me më shumë mundësi për investimet në...

Rritja e pagës minimale shoqërohet me më shumë mundësi për investimet në fondet private të pensionit, SIGAL INVEST mundësia e artë

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë Lekë po kthehet në një mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset që kërkojnë të investojnë me leverdi në fondet private të pensionit.

Vitin e ardhshëm kufiri i përjashtimit nga tatimi për kontributet individuale tashmë arrin deri në 600 mijë lekë në vit, një rritje prej 25% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kjo nxitje fiskale i bën investimet në fondet e pensioneve më fitimprurëse dhe të përshtatshme për çdo kategori të ardhurash.

Më parë ishte i përjashtuar nga detyrimet tatimore nëse investoje 480,000 Lekë në vit në fonde pensioni, tani kjo shumë ka shkuar 600,000 Lekë.

Në këtë kontekst, SIGAL Invest spikat si operatori më i besueshëm dhe më me përvojë në tregun shqiptar të fondeve të pensioneve, duke ofruar norma të larta kthimi, lehtësi tatimore për individët dhe kompanitë, si dhe menaxhim transparent të kursimeve përmes aplikacionit “Fondi SIGAL”.

Punonjësit që kontribuojnë përmes SIGAL Invest jo vetëm që përfitojnë ulje të tatimit mbi të ardhurat, por edhe sigurojnë kursime afatgjata, të trashëgueshme dhe të mbrojtura nga rreziqet e tregut.

Në një kohë kur pensioni shtetëror mbetet i kufizuar për të garantuar standardin e jetesës, fondet private të SIGAL Invest përbëjnë zgjidhjen më të mençur për të ardhmen financiare të çdo qytetari.

Me mbështetje ligjore të qartë, përfitime fiskale dhe norma kthimi konkurruese, investimi në fondet e pensionit privat është sot një nga mënyrat më të sigurta për të ndërtuar stabilitet dhe mirëqenie në moshën e tretë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat