16.5 C
Tirana
Tuesday, April 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRritja e barrës së sëmundjeve rriti shpenzimet dhe frikën e shqiptarëve për...

Rritja e barrës së sëmundjeve rriti shpenzimet dhe frikën e shqiptarëve për shëndetin. SIGAL-i e ka zgjidhjen

Revista “Monitor” njoftonte sot se shpenzimet e shqiptarëve  për shëndetin kanë një rritje të pandalshme, vit pas viti. Arsyet kryesore janë dy: plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve. Ritmet e kësaj rritjeje dallojnë sidomos pas pandemisë Covid-19.

Revista, në një kërkim të sajin, rishikonte përllogaritjet kombëtare të bëra nga INSTAT, sipas të cilave rezultonte se në vitin 2023 familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19.

Shqipëria, vërehej në analizë, si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative. Presioni në rritje i shpenzimeve në shëndetësi, i reflektuar edhe në vlerësimet e mëparshme të BB, e cila pati kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi, është fakt.

Rezultatet e anketës “Security Matter” të zhvilluar në 6 vende të rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutinë dhe mjekim. Përqindja ishte më shqetësuese se ajo e qytetarëve të Bosnjës, 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%.

SIGURIMET E SHËNDETIT

SIGAL-i e ka përgjigjen që e ul barrën e shpenzimeve dhe i qetëson këto frika të mbartura dhe ushqyera nga mentaliteti etatist.

Siguroje privatisht shëndetin dhe merre ndihmën që pret dhe meriton, në kohë dhe të plotë!

Shëndeti do të jetë shoqëruesi yt më i pandashëm përgjatë të gjithë jetës, ndaj atij i duhet dhuruar një kontribut i vogël, që të rezultojë një investim madhor.

Sigurimi privat i shëndetit ofron mundësinë e jashtëzakonshme për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast sëmundjeje të papritur.

SIGAL-i ofron paketa sigurimi individuale dhe familare, që ofrojnë mbulim të ekzaminimeve shëndetëse, duke filluar nga check up-i rutinë vjetor, te trajtimet mjekësore në rast sëmundjeje si edhe shpenzimet e ndjekjes së shtatëzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në SIGAL UNIQA – Kompania nr.1 e sigurimeve !

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat