Përdorimi i internetit nga familjet, bizneset e individët ka shënuar rritje në vitin 2022, sipas një raporti të fundit të INSTAT.
Bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2022, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 82,6% e popullsisë, nga të cilët 91,6% e përdorin disa herë gjatë ditës.
99,9% e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 23,5% e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 20,8% nëpërmjet kompjuter / desktop dhe 13,1% nëpërmjet tabletit.
98,5% kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.
Rritet aksesi i familjeve në internet
Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 96,5%, krahasuar me 88,3% të një viti më parë. 90,3% ose 665.362 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 12 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99,2%, krahasuar me 99,1% në vitin 2021.
Individët e përdorin internetin kryesisht për e-mail e lexim lajmesh online
Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 82,6% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 3,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 91,6% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë me 7,0% dhe 1,2% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.
Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: dërgimi / marrja e email-it (11,4 pikë përqindje), për të lexuar lajme online / gazeta apo revista (11,3 pikë përqindje) si dhe pjesëmarrja në konsultime apo votime online për çështje shoqërore apo politike (rreth 10,3 pikë përqindje).
Rritet edhe përdorimi i e-qeverisjes
Në vitin 2022 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 37,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021 ndjekur nga kategoria “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit” e cila ka shënuar rritje me rreth 19,3 pikë përqindje.
Më shumë e-blerje (blerje online)
Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 34,7% e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 13,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 90,8%, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2021 me 1,9 pikë përqindje.
Në vitin 2022, rritjen më të lartë e kanë shënuar blerjet “online” për “produkte kozmetike/bukurie/mirëqenie” me 18,9 pikë përqindje.
Aftësitë teknologjike dhe kompjuterike
Në vitin 2022 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “krijimi i prezantimeve” dhe “ndryshimi i opsioneve të një softëare-i” përkatësisht me 6,0 pikë përqindje dhe rreth 4,8 pikë përqindje
Internetin po e përdorin dhe të moshuarit
Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 25 – 34 vjeç është 96,8 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 36,9%, tregues i cili është zvogëluar 14,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.
Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka shënuar përqindjet më të larta në kategorinë “disa herë gjatë ditës”, në të gjitha grup-moshat, ku 91,6 % e popullsisë 16 – 74 vjeç e përdorin atë në disa herë në ditë.
Rritet përdorimi i internetit në 2022, për e-mail e lexim lajmesh online; shtohen dhe blerjet online dhe e-qeverisja