15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i sigurimeve në grup në Greqi/ Kompanitë po mendojnë më...

Rritet numri i sigurimeve në grup në Greqi/ Kompanitë po mendojnë më shumë për sigurinë e punonjësve të tyre

Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i kontratave në grup për punonjsit nga kompani dhe organizata të ndryshme ka shënuar një rritje të madhe në Greqi.

Sipas të dhënave të regjistruara nga Shoqata Greke e Sigurimeve gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave në grup që ofrojnë mbulim në fusha si shëndetësia, jeta dhe pensionet u rrit ,e 52,2%.

 

Në të njëjtën kohë, numri i të siguruarve u rrit me 40.3%, nga 1.1 milionë në 1.6 milionë punonjës që përfshihen në një polic sigurimi kolektiv.

 

 

Një prirje rritëse prej 42.3% kanë edhe në dëmshpërblimet nga shoqëritë e sigurimit, qoftë si pagesa, për mbulimet në shërbimet spitalore dhe ato ambulatore.

Në vitin 2019, kompanitë e sigurimeve paguan 159.6 milionë euro, në vitin 2020 163.4 milionë euro, në vitin 2021 180 milionë euro, në vitin 2022 193.6 milionë euro dhe në vitin 2023 227.1 milionë euro.

BENEFITET

 

 

Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se sigurimi i shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, çka ndikon pozitivisht edhe në performancën e tij në punë.

 

Punonjësit janë thelbësorë në suksesin e një biznesi dhe një prej aseteve më të rëndësishme dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar.

 

Paketat e sigurimit të shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin dhe rrisin besueshmërinë.

 

 

Çfarë përfitojnë punonjësit?

 

Polica e sigurimit shëndetësor të punonjësit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, dhe për më tepër përfshin kontrollin vjetor rutinë dhe shërbime të tjera që përmban paketa e sigurimit shëndetësor e zgjedhur nga kompania.

Rrjeti spitalor i kompanisë së sigurimeve mundëson trajtim preferencial në qendrat më të mira mjekësore, duke e bërë punonjësin të ndihet edhe më i vlerësuar.

 

Çfarë përfiton kompania?

 

Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, është pa dyshim një nga arsyet më të rëndësishme dhe veçanërisht për qëndrimin afatgjatë në vendin e punës çka garanton edhe investimin tuaj. Shëndeti i mirë fizik dhe moral në kompani, rrit performancën dhe ju bën punëdhënës të besueshëm për stafin tuaj.

 

 

Doni dhe ju të siguroni stafin tuaj? Merrni një ofertë të personalizuar duke shkruar në:

 

E-mail: [email protected]

 

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Ose klikoni në www.sigal.com.al 

 

LEXO EDHE: Shëndeti në dorën e Zotit, Sigurimi i saj në besën e SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat