Dy tërmetet tragjike që goditën diitën e djeshme Turqinë, në Kufi me Sirinë kanë shkatuar shumë viktima nga të dy anët.
Ka shkuar në 2.921 numri i viktimave në Turqi dhe 1.389 në Siri, sipas informacioneve të fundit nga mediat ndërkombëtare.
Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte ndër më të fortit që ka goditur vendin. Presidenti i Menaxhimit të Fatkeqësive, Sezer tha se fatkeqësisht ka një rritje të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, ndërsa ka shkuar në 15 mijë e 834 numri i të plagosurve.
Pamjet që transmetohen në të gjithë botën përmes masmediave dhe rrjeteve sociale, tregojnë tragjedinë. Qytete të tëra janë rrafshuar në anën turke.
Në Siri, megjithatë, gjërat duhet të jenë edhe më keq, pavarësisht mungesës së mbulimit nga shtypi për shkak të luftës së vazhdueshme: Rreth 4.1 milionë njerëz, siç pretendon OKB-ja, janë tashmë në një gjendje skamje. Të pastrehë, të ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme të ulta.