Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, duke e çuar në 10 lekë/kWh, nga 8.5 lekë/kËh që ishte përcaktuar më herët për vitin 2023.
Ndryshimi ishte bërë i ditur më herët, por deri më tani nuk kishte një vendim zyrtar, që do i hapte rrugë aplikimit të tij. Ndërkohë që, ai ëhstë argumentuar me vendimin për të detyruar këta prodhuas të mos e eksportojnë energjinë e prodhuar.
Ndërkaq, mosaplikimi i çmimit të ri që nga fillimi i vitit 2023 krijoi pakënaqësi të Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, që kërkoi kompensim për këtë periudhë.
Sipas Shushkut, në 6 muajt e vitit të kaluar, shtetit shqiptar i është dhënë 300 mln euro energji. Megjithatë, ERE rrëzoi këkesën e shoqatës për kompensim shtesë. Po ashtu, anëtarët e Bordit të ERE-s argumentuan se këtyre prodhuesve nuk iu janë rritur kostot e prodhimit, por ulje të fitimit.