Për javën që sapo kemi nisur, mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm.
Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.
Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.
Përsa u përmend edhe më lartë, për ditët e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën e pikave.
Përjashtim bënë dita e Martë. Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.
Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyre ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera mormale të mesatares klimaterike të vendit tonë.